Tre antibiotikë natyralë që gjithmonë i keni pranë

  • 12 November 2018 - 16:53
Tre antibiotikë natyralë që gjithmonë i keni pranë

Pa marrë parasysh sa punoni në forcimin e imunitetit, shpesh vjen deri te infeksionet. Në këtë rast sugjerohen antibiotikët, që kanë edhe efekte të dëmshme anësore. Prandaj, në vijim ju sjellim antibiotikët natyralë që nuk kanë efekte të dëmshme anësore, i keni në kuzhinë.

VAJI I ORIGANOS Ky vaj magjik merret nga gjethet e bimës së origanos. Pos se aroma e tij hatashëm pajtohet me shumë gjellë, në bazë të hulumtimeve, vaji i origanos lufton infeksionet. Një dozë e vogël e vajit posedon përbërës antibakterial. Një deri katër pika vaj në ditë hidhni në një gotë çaji apo një gotë lëng.

HUDHRA Pëlqehet në gjellë, në formë pluhur apo edhe në formë të papërpunuar. Hudhra është mbretëreshë e perimeve. Hudhra është antibiotik i fortë që nuk shkatërron bakteret e shëndetshme. Ngadalëson rritjen e baktereve, me sukses haktërron viruset dhe kërpudhat. Dy deri katër thelpinj në ditë shtoni në gjellë apo sallatë.

SPECAT DJEGËS Kjo erëz pikante përshtatet me shumë gjellë dhe desertë. Në formën pluhur apo të thatë vepron si analgjetik dhe antioksidues. 1/2 e lugës në ditë si shtojcë në gjellë apo e ndani në dy gota lëng apo çaj.

 

(Kosova Sot)