Qeskat e errëta, shenjë e problemeve shëndetësore

  • 12 November 2018 - 16:55
Qeskat e errëta, shenjë e problemeve shëndetësore

Qeskat e personave anemik janë të errëta, te ata që janë të sëmurë nga veshkat janë të ënjtura, e ata që konsumojnë alkool janë me ngjyrë vjollcë.

ANEMIA DALLOHET SIPAS SYVE Qeskat e errëta dallohen për nga pigmentet, forcës së ngjyrës së errët, të ënjturave. Nëse qeskat e errëta nën sy qëndrojnë të theksuara për një kohë, është koha ta vizitoni mjekun. Në fakt, anemia është një nga shkaktarët e shfaqjes së qeskave të errëta, prandaj duhet kontrolluar pasqyrën e gjakut.

KONTROLLONI VESHKAT DHE MËLÇINË Qeskat e ënjtura janë treguesi më i shpeshtë i mbajtjes së ujit dhe krijimin e indit yndyror në hapësirën përreth syve, e nëse janë të errëta, bëhet fjalë për qarkullimin e tepërt të gjakut jashtë mureve të enëve të gjakut.

SHFAQEN EDHE TE KOELSTEROLI I LARTË Nëse konsumoni sasi të madhe alkooli, qeskat janë të ënjtura. Mund të shfaqen edhe njolla të verdha, që tregojnë se keni telashe me nivelin e lartë të kolesterolit. Kjo është edhe shenjë e mospunës së veshkave dhe mëlçisë. 

 

(Kosova Sot)