KURAT MË EFIKASE PËR HUMBJEN NË PESHË

  • 12 November 2018 - 21:37
KURAT MË EFIKASE PËR HUMBJEN NË PESHË

Për 8 ditë mund të hiqen 4-5 kg me këtë kurë: Dy ditë çdo ditë të hani 5-7 vezë të ziera fort. Ditën e tretë dhe të katërt të hani (çdo ditë) 1 kg lakër turshi apo rrepë turshi pa vaj dhe uthull. Ditën e pestë dhe të gjashtë gjysmë kilogrami mish gjedhi. Ditën e shtatë dhe të tetë nga një litër qumësht të papërpunuar. Ndalohet kafeja, alkooli dhe duhani.

METODA E FIZKULTURËS

Suksesi është i dukshëm pas 3-4 javësh. Në mëngjes shtrihuni në dysheme, zgjatni duart prapa në dysheme. Ngrini duart dhe shtrihuni drejt këmbëve të shtrira. Me kokë provoni të prekni gjunjët, me duart sa më afër gishtave të këmbëve. Më pas ktheheni në pikën fillestare. Përsëritni ushtrimin 6-10 herë. Para gjumit ushtroni deri 12 herë. Gjatë ditës shtrihuni në stomak, duart i kryqëzoni në shpinë. Provoni që me kokë nga dyshemeja.

DOBËSIMI PA TERAPI TË CAKTUAR

1. Mos hani ushqim të rëndë dhe të yndyrshëm, prej tij vetëm trasheni, por edhe rrezikoheni nga skleroza. 2. Hiqni dorë nga kafeja, ëmbëlsirat, çokollata dhe qumështi. Pini çaj nga bimët. 3. Kurrë mos hani bukë taze, le të jetë së paku një ditë bajat. 4. Shmangni gjalpin, djathin e yndyrshëm, ushqimin me shumë proteina, pjekurinat dhe birrën.

METODA E LARJES

Çdo javë, një herë të laheni në ujë të vluar, aq sa trupi e duron. Në ujë shtoni 300 g sodë të bukës. Larja të zgjatë gjysmë ore. Pas larjes bëni gjimnastikë për 5 minuta. Thahuni mirë me peshqir.

HEQJA E DHJAMIT NGA BELI

Në stomak aplikoni kompresa të nxehta nga uthulla e zier me gjysmë litri ujë. Ushqimi le të jetë kalorik dhe me vitamina.

 

(Kosova Sot)