KAFEJA - PIJE ME EFEKTIN MË TË MADH LAKSATIV

  • 13 November 2018 - 11:52
KAFEJA - PIJE ME EFEKTIN MË TË MADH LAKSATIV

Vërtet nuk ekziston gjë më e mirë se një kafe në mëngjes. Aroma dhe shija e këndshme janë si një formulë për zgjim nga gjumi, e kafeja thuajse në fillim të mëngjesit ju premton se çfarë dite ju pret. Krahas kësaj, e lëviz metabolizmin më shpejt se secila pije tjetër e ngrohtë. Kafeina është "i dyshuari kryesor" për faktin që stimulon sistemin tretës, por hulumtuesit ende nuk kanë arritur ta dëshmojnë përse është kështu. Një është e sigurt se kafeja ndikon në procesin e tretjes dhe hedhjen jashtë të materieve të rënda nga trupi i njeriut. Ekspertët pohojnë se nuk duhet tepruar me konsumimin e kafesë, por ta konsumoni në mënyrë të moderuar.

 

(Kosova Sot)