MËNYRA MË E THJESHTË PËR T'I SHPËTUAR FTOHJES

  • 14 November 2018 - 12:28
MËNYRA MË E THJESHTË PËR T'I SHPËTUAR FTOHJES

Kur nuk ndiheni mirë, dëshironi të mbuloheni me një batanije të ngrohtë, të pini çaj dhe për disa ditë të qëndroni shtrirë. Kjo duket puna më e mençur, apo jo? Por, nëse dëshironi që sa më shpejt të kryeni punët e përditshme dhe të funksiononi, më mirë është të ngriheni dhe të dilni në ajër të pastër, për të thithur rrezet e diellit që shfaqen kohë pas kohe. Studimi më i ri amerikan dëshmon se drita e diellit ndikon pozitivisht në sistemin imun. Shkencëtarët thonë se drita e diellit hap rrugën limfociteve dhe kështu ndodh më shpejt procesi i shërimit. 

 

(Kosova Sot)