Humbeni peshën e jo mendjen me këtë dietë fleksibile

  • 14 November 2018 - 16:25
Humbeni peshën e jo mendjen me këtë dietë fleksibile

Jeni lodhur me dietat strikte që nuk bëjnë gjë tjetër pos se ju stresojnë? Lexoni më shumë për dietën e thjeshtë, të shijshme dhe fleksibile. Në vijim ju sjellim menynë ku mund t'i ndryshoni përbërësit pa e komplikuar jetën dhe mënyrën e të jetuarit

KAFJALLI:

1 porcion mish, proshutë, pulë, djathë ose peshk; 1 gotë perime sipas dëshirës; 2 rriska bukë të thekur. Qëllimi i kafjallit si ky është të mbusheni me energji porsa të jeni zgjuar. Është koha të promovoni humbjen në peshë derisa merrni energjinë që trupi juaj ka nevojë për të performuar me funksionimet bazë. Kur bëhet fjalë për proteinat, ju rekomandojmë t'i zgjidhni më të freskëtat. Shmangni mishrat e përpunuara ose peshkun. Perimet përzieni sipas dëshirës.

ZAMRA E MËNGJESIT:

Disa orë pasi të keni konsumuar kafjallin, me gjasë do të filloni ta ndjeni përsëri urinë. Nëse po, provoni me këto zamra: 1/2 e gotës pemë dhe 1/2 e gotës jogurt (100 g); 3 gota kokoshka të përgatitura vetë (33 g). DREKA: Për drekën tuaj menyja do të dukej kështu: 2 gota sallatë të gjelbër (60 g); 1 porcion mish të varfër në yndyrë; 1/2 e gotës bishtaja, oriz ose pastë. Ju rekomandojmë sallatë të gjelbër, por mund ta shkëmbeni edhe me perime sipas dëshirës. Sa më shumë ngjyra të keni në pjatë, aq më e shëndetshme është. Kujdes duhet pasur me karbohidratet. Është me rëndësi të shmangni konsumimin e bukës nëse tashmë keni konsumuar bishtaja, oriz apo pastë. Karbohidratet nuk do të duhej t'i përzieni. Nëse ende jeni të uritur, konsumoni një porcion me perime.

ZAMRA E PASDITES:

Nuk do të humbni në peshë nëse e ndaloni veten nga ushqimi. Gjithmonë duhet shmangur urinë. Nëse lejoni veten tuaj që të ndiheni të uritur, trupi juaj do të fillojë të ruajë yndyrën për t'u përkujdesur që gjithmonë do të ketë energji. Pas drekës, ju rekomandojmë diçka të lehtë në këtë dietë fleksibile. Mund të zgjidhni midis: 1 gotë sallatë të gjelbër me salcë shtëpiake; 1 pemë ose pak djathë me pak yndyrë (30 g). DARKA: Kjo dietë fleksibile përfshin edhe darkën. Ne ju rekomandojmë një darkë sa më të lehtë që të jetë e mundur. Nëse vuani nga diabeti, shmangni pemët e ëmbla, në vend të tyre zgjidhni mollë ose dardhë. Ato përmbajnë më pak sheqer. Mund të zgjidhni nga kjo meny: 3 lugë djathë (45 g) + 1 pemë; 1 gotë perime të përgatitura në avull (180 g) + 1 gjoks pule + 1 rriskë bukë të thekur; 1 gotë jogurt (200 ml) + pak kanellë + 1 pemë.

 

(Kosova Sot)