NËSE DËSHIRONI TË JENI TË QETË DHE PA STRES E ANKTHE, KONSUMONI KËTO USHQIME

  • 15 November 2018 - 16:15
NËSE DËSHIRONI TË JENI TË QETË DHE PA STRES E ANKTHE, KONSUMONI KËTO USHQIME

SPINAQI

Ushqimi i preferuar i Popajit po ashtu është i pasur me magnez, që mendjen tuaj e mban larg nga reagimet e tensionuara. Sasia e saktë me vitamina A dhe C e po ashtu edhe hekuri kujdesen për një ushqim të shëndetshëm.

Image

 

BAJAMET

Zinku dhe vitamina B12 që i përbëjnë bajamet e bëjnë ushqimin e duhur për t'u përfshirë në këtë listë. Këta nutrente ndihmojnë në pasjen e një disponimit të ekuilibruar derisa ankthet i mbajnë larg.

Image

 

ÇAJI I GJELBËR

Asgjë nuk mundet të ketë efekt më qetësues në mendjen e njeriut se sa një gotë çaj i gjelbër për të filluar ditën. Në fakt, njihet se ka efekt të menjëhershëm lehtësues e relaksues.

Image

 

PESHKU

Llojet e peshkut si salmoni dhe harenga janë të pasur me aminoacidet omega-3, që ofrojnë selen dhe triptofan në tru, derisa ndihmojnë edhe që të mbeteni të qetë.

Image

 

QUMËSHTI

Të befasuar përsëri? Epo, qumështi përmban triptofan, që ndihmon në ndërtimin e serotoninës derisa ndihmon edhe mendjen që të mbetet e relaksuar.

Image

 

BANANET

Pasi përmbajnë pak fibra, bananet reduktojnë rrezikun nga gazrat, derisa në anën tjetër shtojnë mundësitë për të qëndruar të qetë dhe pa stres gjatë gjithë ditës.

Image

 

 

(Kosova Sot)