Lotët nga qepa janë lot shëndeti, konsumojeni sa më shpesh

  • 15 November 2018 - 15:47
Lotët nga qepa janë lot shëndeti, konsumojeni sa më shpesh

Nuk ka lidhje se ju dalin lotët - qepët janë aleati i duhur në luftimin kundër sëmundjeve. Qepët ju furnizojnë me shumë veti të shëndetshme derisa ushqimit tuaj i japin shije. Një vijim ju hedhim një sy vetive shëruese të qepëve: • Fitokemikatet në qepë përmirësojnë funksionimin në trup të vitaminave C, derisa jua përmirësojnë edhe sistemin imun. • Qepët përmbajnë krom, që ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak. • Për shekuj rresht, qepët janë përdorur për të reduktuar inflamacionet dhe shërimin e infeksioneve. • Qepët e papërpunuara inkurajojnë prodhimin e kolesterolit të mirë, që e mbajnë zemrën e shëndetshme. • Substanca e fuqishme e quajtur kuercetinë në qepë njihet për faktin se luan rol kyç në parandalimin e kancerit. • Jeni kafshuar nga grerëza? Aplikoni pak lëng qepe për lehtësim të menjëhershëm për të hequr qafe dhimbjen dhe të djegurat. • Qepët shkatërrojnë radikalet e lira derisa reduktojnë edhe rrezikun për zhvillimin e ulcerave gastrite. 

 

(Kosova Sot)