Nëse dëshironi metabolizëm të shpejtë, qëndroni larg këtyre ushqimeve

  • 16 November 2018 - 15:40
Nëse dëshironi metabolizëm të shpejtë, qëndroni larg këtyre ushqimeve

E kziston një numër i madh i ushqimeve që ngadalësojnë metabolizmin. Prandaj, nëse nuk dëshironi një gjë të tillë, larg këtyre ushqimeve.

PRODUKTET E NGRIRA

Më saktësisht, ushqimet e ngrira me pak kalori. Në fakt, për të humbur në peshë, njerëzit i konsumojnë ushqimet me përqindje të ulët të kalorive. Por këto ushqime ngadalësojnë metabolizmin, sepse nuk përmbajnë as kalori e as fibra.

DIETA PA PROTEINA

Ushqimet me përqindje të ulët me proteina e ngadalësojnë metabolizmin. Kjo për faktin se trupi i njeriut shpenzon shumë mund në shkrirjen e proteinave.

ALKOOLI

Të gjithë e dimë se alkooli është përplot me kalori të zbrazëta. Pijet alkoolike parandalojnë tretjen dhe nuk lejojnë që trupi të thithë materiet ushqyese. Pra, trupi juaj thjesht mban gjithçka brenda dhe do të vuani nga mbipesha.

SHEQERI

Sheqeri është i dëmshëm, por nëse e teproni me sasinë. Pra, nëse konsumoni më shumë se 36 g sheqer në ditë, atëherë metabolizmi juaj pëson ngadalësim.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Prodhimet e qumështit munden negativisht të ndikojnë te njerëzit që vuajnë nga mostoleranca në laktozë apo në proteinat e qumështit. Këto ushqimet mund të shkaktojnë tretje jo të mirë.

 

(Kosova Sot)