THEMBRA E AKILIT TREGON NË SËMUNDJE TË ZEMRËS

  • 17 November 2018 - 08:29
THEMBRA E AKILIT TREGON NË SËMUNDJE TË ZEMRËS

Trashësia e thembrës së Akilit mund të jetë indikator i intensitetit të sëmundjeve të zemrës dhe rrezikut për sulm në zemër, sugjeron studimi në Japoni. Thembra e Akilit është pjesa më e fortë në trup. Është pjesa përfundimtare e muskulit trepjesësh dhe ngjitet me eshtrat e thembrës. Në bazë të të gjeturave, ku kishin marrë pjesë 241 të anketuar, trashësia e thembrës së Akilit ndërlidhet me shtimin e rrezikut për qarkullim jo të mirë në arteriet e zemrës, sulm në zemër dhe vdekje. Ekspertët japonezë thonë se kjo ju ndihmon më lehtë t'i dallojnë personat më të rrezikuar nga sulmi në zemër

(Kosova Sot)