Me masazh kundër dhimbjeve: Këshilla për shërim më të shpejtë në mënyrë natyrale

  • 17 November 2018 - 10:00
Me masazh kundër dhimbjeve: Këshilla për shërim më të shpejtë në mënyrë natyrale

Masazhi mund të klasifikohet si mënyrë që parandalon zhvillimin e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Sikurse edhe secila qasje e parandalimit dhe shërimit, edhe kjo mënyrë do të jetë më efikase. Gjithnjë e më shumë hulumtime e dëshmojnë se terapia me masazh mund të përdoret për sistemin imun për të parandaluar ftohjet dhe gripin gjatë ditëve të ftohta dimërore. Në fillim njëkohësisht bëhen masazh dy fushat simetrike pranë vrimave të hundës. Më pas dy pika simetrike nëpër vetulla. Më pas, rëndësi ka t'i bëni masazh pikës midis dy vetullave. Pika e katërt është në seksionin e dy linjave. Njëra linjë shkon përmes gishtit tregues - nga thoi kah rrënja e grushtit. Pika tjetër gjendet atje ku takohen dy linjat e menduara. Në një gotë tretni dy-tri pika vaj eterik apo vaj eukalipti. Me këtë tretje bëni masazh edhe dërrasës së gjoksit, muskujve të kraharorit. Pastaj bëni masazh për muskujt e stomakut, shtrihuni në shpinë me gjunjët e mbledhur. Më pas, shtrini këmbët dhe shkoni në gjumë.

(Kosova Sot)