Gjashtë arsye pse lëngu i nxehtë nga xhenxhefili është më i mirë se çaji

  • 17 November 2018 - 16:23
Gjashtë arsye pse lëngu i nxehtë nga xhenxhefili është më i mirë se çaji

Në këto ditë të freskëta kjo pije e shijshme dhe e nxehtë do të ngrohë eshtrat e ftohtë dhe ndihmon t'ju bëni ballë ftohjeve dhe shumë dhimbjeve tjera.

PËRBËRËSIT: Xhenxhefil të freskët 1 litër ujë Disa lugë mjaltë 1 limon.

PËRGATITJA: Qëroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në rriska të holla. Xhenxhefilin e vendosni në enë dhe e bashkoni me ujë dhe e vloni për së paku 15 deri 20 minuta në temperaturë mesatare. Më pas, enën e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të pushojë për 5 minuta. Ndani xhenxhefilin nga lëngu, lëngun e ëmbëltoni me mjaltë dhe lëng limoni dhe e pini të ngrohtë. Arsyet përse duhet konsumuar këtë lëng: 1. Forcon trupin dhe sistemin imun 2. Përshpejton shërimin nëse jeni të sëmurë 3. Qetëson mundimet dhe nervozizmin në lukth 4. Ndikon mirë në sistemin imun 5. Përmirëson tretjen dhe punën e zorrëve, pakëson fryrjen 6. Përmirëson qarkullimin e gjakut.

(Kosova Sot)