Dieta pesëditëshe

  • 18 November 2018 - 15:27
Dieta pesëditëshe

Për ata me shtresa dhjamore shtesë sugjerohet dieta prej persë ditë, me ndihmën e së cilës jo vetëm se do të humbni në peshë, por edhe do të ruani forcën psiko-fizike.

DITA E PARË: Kafjalli: 1/2 e grejpfrutit, gjysmë gote flluska apo tërshërë të zier me 30 ml qumësht të skremuar. Dreka: Një porcion të madh sallatë të përzier me një lugë vaj ulliri dhe një lugë uthull apo lëng limoni, një vezë të zier pa të kuqtë dhe 30 ml jogurt.

DITA E DYTË: Kafjalli: 1 mandarinë ose pjeshkë, gjysmë gote flluska gruri të përzier me 15 ml jogurt. Dreka: një gotë supë me perime, sandviç me një rriskë bukë, sallatë dhe një pjesë djathë të ri të lopës. Pini edhe 30 ml qumësht të skremuar. Darka: 80 g mish pule të pjekur në furrë apo në avull, 1/2 e gotës oriz të zier (pa vaj), gjysmë gotë bishtaja të ziera (pa vaj), sallatë të erëzuar me një lugë vaj ulliri ose lëng limoni. Zamra: Një dardhë.

DITA E TRETË: Kafjalli: Përzieni 30 ml qumësht të skremuar me gjysmë banane dhe 2 lugë sytha gruri. Dreka: Sallatë të gjelbër të përzier me gjysmë gotë djathë të lopës, dy rriska bukë dhe 17kokrra rrush të thatë. Darka: Gjysmë gotë pire të patateve pa yndyrë, gjysmë gote karotë të zier, gjysmë gotë bizele të ziera (pa vaj). Zamra: Një gotë qumësht ose kafe të bardhë pa sheqer.

DITA E KATËRT: Kafjalli: Gjysmë gotë flluska të përziera e të ziera në 30 ml qumësht të skremuar, gjysmë gote lëng panxhari pa sheqer. Dreka : Sandviç të përgatitur nga tuna, dy rriska bukë të thekur, qepë, sallatë të gjelbër dhe domate. Darka: 84 g mish pule të pjekur në furrë dhe gjysmë gote makarona të ziera pa vaj. Zamra: 15 ml qumësht të skremuar.

DITA E PESTË: Kafjalli: 15 mg lëng portokalli, omëletë nga një vezë, dy të bardhët e vezës, lulelakër dhe pak djathë të ri. Dreka: Sallatë të madhe të përzier me 84 g mish pule të pjekur e të prerë në rriska, me një lugë vaj ulliri dhe një lugë uthull ose lëng limoni. Darka: Një gotë makarona të përgatitura me pire nga domatet dhe me kërpudha, speca dhe qepë, një rriskë bukë dhe lulelakër të zier, apo ndonjë perime tjetër, gjithçka të ziera në ujë pa vaj. Zamra: 30 ml qumësht të skremuar dhe tri dredhëza apo tri rriska shalqi.

 

(Kosova Sot)