SA, NË FAKT, JANË TË SHËNDETSHME VEZËT?

  • 19 November 2018 - 09:43
SA, NË FAKT, JANË TË SHËNDETSHME VEZËT?

 Nuk ka shumë ushqime që njëkohësisht janë të dëmshëm dhe të shëndetshme. Vegjetarianët proteinat i marrin nga vezët, e nga ana tjetër vezët ndërlidhen me kolesterolin. Mirëpo, ekspertët thonë se kolesteroli nga ushqimi nuk e rrit nivelin e kolesterolit në gjak derisa mishi i kuq është në listën e zezë. Ekziston arsye që njerëzit i quajnë vezët superushqim. Me vetëm 70 kalori, vezët janë bombë me nutriente dhe janë një nga burimet më të mira për proteina. Secila vezë përmban rreth 6 gr proteina. Të kuqtë e vezës është përplot me yndyra të shëndetshme, vitamina dhe minerale që janë burim për energji. 

(Kosova Sot)