Femra, të gjitha ju që vuani nga ngërçet menstruale, buzëqeshni, sepse ekziston melhemi për këtë gjendje

  • 19 November 2018 - 08:35
Femra, të gjitha ju që vuani nga ngërçet menstruale, buzëqeshni, sepse ekziston melhemi për këtë gjendje

Nëse jeni nga ato femrat që kanë cikël menstrual me dhimbje dhe secilin muaj vuajnë nga ngërçet me dhimbje, atëherë provojeni këtë melhem natyral që mund ta përgatitni vetë, i cili lehtëson dhimbjet.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

7 gramë dyllë, 19 gr vaj shafrani, 40 pika vaj eterik të trumzës, 30 pika vaj mente, 20 pika vaj eterik kajsie, 6 pika vaj eterik të livandës.

PËRGATITJA:

Dyllin dhe vajin e përzieni në një enë e më pas i vendosni në avull për t'u tretur dhe për t'u bashkuar. E hiqni nga avulli, shtoni vajrat eterike, përzieni dhe më pas e lini të ftohet. Derisa masa është e lëngshme, masën e vendosni në një enë për t'u forcuar. E përdorni duke e aplikuar aty ku ndjeni ngërçet derisa lehtësimin shpejtë e dalloni.

 

(Kosova Sot)