Çaji i verdhë, pije ideale për humbje në peshë dhe qetësim

  • 20 November 2018 - 11:43
Çaji i verdhë, pije ideale për humbje në peshë dhe qetësim

Çaji i verdhë është ngushtë i lidhur me çajin e gjelbër, sepse bëhet fjalë për të njëjtën bimë - "Camelia Sinensis". Përmban kafeinë kështu që mos e teproni me sasinë para gjumit.

I MIRË PËR SHËNDET DHE NDIHMON SHUMË NË DOBËSIM

Çaji i verdhë, pos i shëndoshëm, është i mirë edhe për humbjen në peshë. Fshehtësia e çajit është në posedimin e madh me polifenolin "epigalokatehin galata" (EGCG). Disa theksojnë se kombinimi i çajit të verdhë me ushqim të caktuar mund të ndikojë në shkrirjen deri në pesë kilogramë për një muaj. Konsumimi i një gotës çaj në ditë është ideal për shëndetin. Qetëson dhimbjet, qetëson nervat dhe forcon përqendrimin. Çaji përgatitet me ujë të vakët. E lini të mbuluar për tre minuta dhe e konsumoni.

 

(Kosova Sot)