“Qumështi magjik” që ju shpëton nga kanceri

  • 30 September 2015 - 11:03
“Qumështi magjik” që ju shpëton nga kanceri

Përbërësi kryesor për përgatitjen e 'qumështit të artë' është kurkuma, e cila përmban 150 substanca aktive në organizëm. Kurkuma posedon përbërës kundër inflamacioneve, ndikon si analgjetik, antiseptik dhe antioksidues, forcon imunitetin, rregullon metabolizmin, peshën, përmirëson memorien dhe shtypjen e gjakut. Por, efekti i saj më i fortë është kundër kancerit, që edhe është vërtetuar. Kurkumën ia shtoni qumështit dhe pini nga një gotë, para gjumit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-1/8 e lugës kurkumë;

-1 gotë qumësht;

-2 lugë vaj bademi ose badem të bluar kanellë.

Përgatitja:

Pasi ta keni vluar qumështin, aty shtoni kurkumën e më pas e lini të vlojë në zjarr të lehtë për 3-5 minuta. Pasi të jetë ftohur pak shtoni edhe vajin e bademit apo badem të bluar. Ta konsumoni derisa është freskët i përgatitur. (Kosova Sot)