Ilaçi çudibërës popullor për pastrimin e përgjithshëm të enëve të gjakut dhe të zorrëve

  • 01 October 2015 - 15:37
Ilaçi çudibërës popullor për pastrimin e përgjithshëm të enëve të gjakut dhe të zorrëve

Pastrimin e organizmit duhet bërë së paku njëherë në gjashtë muaj, përkatësisht dy herë në vit, sepse helmet e grumbulluara mund të sjellin sëmundje të ndryshme. Infeksionet e shpeshta, ftohjet, pagjumësia, dekoncentrimi – të gjitha këto janë fakte të pranisë së helmeve në organizëm, baktereve malinje dhe të tjerave, që nuk janë më pak dëmtuese.  Në vijim ju paraqesim edhe një ilaç nga mjekësia popullore, që për bazë ka kefirin dhe miellin nga hikërrori. Shumica e dini se kefiri është “eliksir i rinisë dhe shëndetit”, e mielli i hikërrorit posedon përbërës shërues: e forcon organizmin, përtërin enët e gjakut, largon lodhjen, shton qarkullimin e gjakut në duar dhe këmbë, shton sekretimin e urinës. Është i shkëlqyeshëm për kujtesë dhe përqendrim. Ul shtypjen e lartë të gjakut dhe shëron arteriosklerozën dhe kapsllëkun. Në kombinim me kefirin, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, normalizon metabolizmin dhe punën e pankreasit, shton nivelin e hemoglobinës në gjak. Kjo recetë me të vërtetë bën çudinë dhe mrekullinë.

Receta shëruese me kefir dhe miell hikërrori

Përbërësit:

1 lugë miell hikërrori

180 ml kefir

Sipas dëshirës pak mjaltë

Përgatitja:

Lugën e miellit të hikërrorit ta përzieni me ujë (180 ml) kefir dhe përzieni mirë. Bëjeni këtë gjatë mbrëmjes dhe më pas e lini në frigorifer. Në mëngjes, kur të jeni zgjuar, e përzieni edhe njëherë dhe më pas e konsumoni. Më së miri do të ishte që këtë ilaç ta konsumoni në vend të kafjallit. Sipas dëshirës, mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë. Më pas duhet të kalojnë tri orë dhe të mos hani asgjë të vetme. Pastrimi i organizmit me këtë recetë zgjat 14 ditë.

(Kosova Sot)