Dieta ‘Paleo’, përparësitë dhe mangësitë e saj

  • 03 October 2015 - 23:10
Dieta ‘Paleo’, përparësitë dhe mangësitë e saj

Autori i dietës Loren Cordain thekson se drithërat nuk ishin pjesë e njerëzve parahistorik dhe duhet shmangur. Fakt i vërtetë është se revolucioni industrial na e ka ndryshuar ushqimin, e dëmi i shkaktuar nga aditivët që e zgjatin afatin e përdorimit nuk po vihet në pyetje. 

Në çka bazohet dieta Paleo

Bazohet në ushqimin që ka qenë në dispozicion njerëzve para epokës sonë dhe nënkupton shmangie n e shumë prodhimeve: gjellët me mish të thatë, të gjitha llojet e sheqerit, kripës, prodhimet nga drithërat (buka, misri, gruri, orizi, makaronat …), bishtajoret, prodhimet e qumështit, kafesë dhe alkoolit. Patatet, soja dhe misri sidomos ndalohen.

Komponentët më të rëndësishëm

Mishi (përfshirë edhe frutat e detit) dhe vezët janë ndoshta komponentët më të rëndësishëm të kësaj diete. Të gjitha perimet lejohen por fasules, bishtajoret dhe patatet. Edhe kërpudhat lejohen. Pemët dhe farat (pos kikirikëve) mund të konsumohen. Mjalti dhe pemët e thara lejohen në sasi të vogla, nga vaji përdoret vaji i ullirit dhe ai i lirit. Kryesisht pini çaj dhe ujë, por lëngje të freskëta të shtrydhura në sasi të vogla.