Humbni peshë duke larguar ujin shtesë nga trupi

  • 04 October 2015 - 11:08
Humbni peshë duke larguar ujin shtesë nga trupi

Mbajtja e ujit në trup mund të jetë problem serioz shëndetësor. Ndjenja e peshës në duar, nyja, fryrja dhe lodhja janë shenja se në organizmin tuaj mbetet uji dhe lëngjet e tjera. Moti i ngrohtë, puna e cila kërkon qëndrim për një kohë të gjatë në këmbë apo mënyra e dëmshme e të ushqyerit janë shkaqet më të shpeshta të kësaj sëmundjeje. Arsye mund të jetë edhe çrregullimi i ekuilibrit të hormoneve gjatë kohës së ciklit menstrual, shtatzënisë, menopauzës, ndërsa femrat ndiejnë ënjtje si dhe plotësohen. Po ashtu, ushqimi i shpejtë dhe ushqimi tepër i njelmët ndikojnë që trupi të fillojë ta mbajë ujin në organizëm, ndërsa që pas ndihemi të fryrë në hapësirën  barkut, duarve dhe këmbëve. Diuretikët natyralë shpejt do ta zgjidhin këtë problem, do të dukeni me më pak peshë, por më  i rëndësishëm është fakti se do të mbetet shenjë në organizmin tuaj pasi t’i keni hequr qafe ujin dhe lëngjet shtesë në trupin tuaj. Me këto ushqime lehtë do ta tejkaloni këtë problem:

 

1. Boronica e kuqe – njihet si artikull që shëron apo zbut problemet e sistemit urinar. Është diuretik i shkëlqyeshëm, e mund ta konsumoni edhe si lëng, edhe të tharë.  

2. Pijet me kafeinë – qofshin këto lëngje, kafe apo çaj. Këta janë diuretikët më të mirë të mundshëm, por nuk duhet ta teproni.

3. Limoni – lëngu i limonit është pjesë e pakrahasueshme për dietë, me të cilin mund ta largoni ujin shtesë nga trupi. Mund t’ua shtoni gjellëve, të bëni lëngje apo ta konsumoni si pemë.

4. Qershitë – sa herë që t’i keni afër, mos ngurroni t’i hani. Janë diuretik i shkëlqyeshëm, e po ashtu janë edhe freskim i vërtetë për mposhtjen e etjes.

5. Xhenxhefili – shërbehuni me xhenxhefil të freskët, apo së paku bëni një lëng prej tij. Është i shkëlqyeshëm për largimin e helmeve nga trupi, ndërsa bashkë me helmet nga organizmi del edhe uji i tepërt.

6. Shalqiri – për shumicën nuk ka freskues më të mirë se sa shalqiri. Ka shumë pak kalori dhe është diuretik i shkëlqyeshëm. Ngjashëm si shalqiri ndikojnë edhe trangujt.