Dieta më e thjeshtë për humbjen e kileve të tepërta

  • 04 October 2015 - 23:55
Dieta më e thjeshtë për humbjen e kileve të tepërta

Nëse edhe ju jeni nga ata njerëz që, me anë të facoletës së letrës thithni yndyrën nga sipërfaqja e ushqimit, me shpresë se kështu do të konsumoni më pak yndyrë, duhet ta dini se kjo shprehi është shumë efikase. Pica për shumëkënd është ushqimi më i preferuar. Duhet që edhe ju, që nuk e bëni një gjë të tillë, ta mbuloni picën tuaj me facoletë të letrës, para se ta hani, në mënyrë që facoleta ta thithë yndyrën e tepërt, të mbledhur në sipërfaqe. sipas një studimi që është bërë, është parë se, personat që mbulojnë me facoletë picën e tyre para se ta hanë, konsumojnë 40 kalori dhe 4,5 g yndyrë më pak për çdo rriskë të picës. Natyrisht, kjo metodë funksionon edhe me të gjitha ushqimet e tjera, të yndyrshme. Praktikojeni, mos ngurroni!

(Kosova Sot)