Dy receta kundër aromës së keqe të këmbëve

  • 06 October 2015 - 23:33
Dy receta kundër aromës së keqe të këmbëve

Aroma jo e këndshme e këmbëve gjithmonë sjell telashe. Kjo nuk u ndodh vetëm atyre që e shkaktojnë këtë aromë, por edhe atyre që janë pranë. Aroma e pakëndshme mund të hiqet qafe përmes banjave që përgatiten lehtë.

Banjë nga rozmarina dhe sherbela

Përbërësit: 1 lugë rozmarinë të thatë dhe gjysmë lugë sherbelë po ashtu të thatë.

Përgatitja: Enën e mbushni me ujë dhe i shtoni bimët. E lini ujin të ftohet paksa e më pas çdo ditë i mbani këmbët aty nga gjysmë orë.

Banjë nga limoni dhe soda e bikarbonit

Përbërësit: ¼ e lugës sodë bikarboni, tetë gota ujë, lëngun e një limoni.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni me ujë të vakët dhe i mbani këmbët aty për 15 – 20 minuta.

(Kosova Sot)