Pastrojeni organizmin për 5 minuta!

  • 07 October 2015 - 08:24
Pastrojeni organizmin për 5 minuta!

Në pyetje është një përzierje, me të cilin në mënyrë ideale do ta pastroni organizmin tuaj nga stresi në punë, apo ushqimi jo i shëndetshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1. Shegë (dy shega të madhësisë mesatare) është antioksiduesi më i fortë midis pemëve, ndikon kundër kancerit, ul shtypjen e gjakut, ul kolesterolin e keq në gjak dhe mbron muret e arterieve.

2. Boronica, manaferra, mjedra, dredhëza;

3. Fara të lirit (dy lugë të kafesë me fara të lirit);

4. Avokado;

5. Mjaltë (një lugë të madhe të supës);

6. Spinaq (spinaqi është plot me hekur, por nëse nuk mund ta konsumoni për një arsye të caktuar, mund ta zëvendësoni edhe me lakër);

7. Jogurt (le të jetë një gotë jogurt i pemëve, por mund të jetë edhe qumësht, nëse nuk e pëlqeni të parin për ndonjë arsye).

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit e përmendur i vendosni në blender dhe i përzieni përafërsisht për 3 deri 4 minuta. Nga e gjithë kjo përzierje do të keni dy gota plot me një pije të hatashme, me shije të këndshme, e pas konsumimit të tij organizmi do t’jua dijë për nder. 

(Kosova Sot)