Shpëtimi për 75 për qind të njerëzve në botë

  • 07 October 2015 - 08:27
Shpëtimi për 75 për qind të njerëzve në botë

Nga gërhitja në botë vuajnë rreth 75 për qind e popullatës, e gërhitja intensive mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve të rënda, por edhe mund të shkaktojë sëmundjet e zemrës. Prandaj, nëse keni probleme me gërhitjen intensive, do të ishte mirë ta vizitoni mjekun, ndërsa ne ju sjellim disa ilaçe dhe receta të vjetra, me ndihmën e së cilave nuk do t’i ‘zgjoni’ fqinjët nga gjumi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vaji i ullirit  

Mund të ndihmojë në shumëçka, por mund edhe t’ju shërojë nga shumëçka, edhe t’ju largojë gërhitjet. Krejt çfarë ju nevojitet në këtë rast është një lugë e vogël vaj ulliri, që ta fusni në hundë. Vaji i ullirit do të zbutë indin që penon qarkullimin e ajrit që shkakton gërhitjen. Vendi do të jetë më i butë dhe nuk do të ketë asnjë shenjë të gërhitjes. Këtë ta përsëritni për çdo natë para gjumit.

Trumza

Trumza është një bimë që në tërësi mundet t’ju shërojë prej gërhitjes. Merrni gjethet e trumzës dhe uthullën e mollës. Zieni ujin, vendosni gjethet aty, uluni dhe mbuloni kokën me peshqir dhe merrni frymë. Mos harroni t’i shtoni pak uthull të mollës!

Xhenxhefili

Krejt për çfarë keni nevojë është një pjesë e xhenxhefilit të freskët, një gotë e madhe ujë dhe disa lugë mjaltë. Pastrojeni dhe qërojeni xhenxhefilin, vendosni në enë dhe shtoni ujë. E zieni për 3 deri 4 minuta, e hiqni nga zjarri, e mbuloni dhe e lini edhe për 5 minuta. Pas 5 minutave i shtoni mjaltë, e përzieni mirë dhe e pini.  Mund ta pini 3 deri 4 herë në ditë.

 Hudhra

Për ushqimin pikant besohet se mund të ndihmojë në rastin e gërhitjes. Me siguri kjo ndodh pasi që ushqimet e tilla i thajnë kanalet nazale dhe e pakësojnë grumbullimin e mukozës, e cila më pas i bllokon sinuset. Prandaj, hani hudhër pak para se të shkoni në gjumë.

Çaji nga hithrat

Nëse vendosni të pini çajin nga hithrat dhe me të ta ndërprisni gërhitjen, krejt çfarë keni nevojë janë disa gjethe të thara të hithrave dhe ujë të ngrohtë. Në një enë vendosni hithrat dhe i përzieni me ujë të vluar dhe i lini të qëndrojnë për 5 minuta dhe më pas mund ta pini çajin. Tre çaja të tillë në ditë ju ndihmojnë shumë te gërhitja.

(Kosova Sot)