Antibiotiku më i fortë natyral me prejardhje nga mesjeta

  • 07 October 2015 - 18:44
Antibiotiku më i fortë natyral me prejardhje nga mesjeta

Kjo recetë shëruese daton nga mesjeta. Me kalimin e kohës është shndërruar në pjesë të pandashme, duke u cilësuar si antibiotik natyral, që copë për copë vret bakteret e dëmshme

Përbërësit e ilaçit:

700 ml uthull të mollës, ¼ e gotës hudhër të imtësuar, ¼ e gotës qepë të imtësuar, 2 speca të freskët pikantë, ¼ e gotës xhenxhefil të gërryer, 2 lugë rrikë të gërryer dhe 2 lugë kurkumë në pluhur.

Përgatitja e ilaçit:

Në një enë të madhe përzieni të gjithë përbërësit, me përjashtim të uthullës dhe i vendosni në kavanoz. Kini kujdes që 2/3 e kavanozit të përbëhen nga përbërës të thatë, pjesën tjetër e mbushni me uthull. Kavanozin e mbyllni mirë dhe e përzieni. Ta ruani në vend të thatë dhe të ftohtë, e më pas e ruani në temperaturë të dhomës.

Përdorimi i ilaçit:

Merrni nga një lugë për çdo ditë për t’i mposhtur bakteret dhe për të forcuar sistemin imun, e mund ta përdorni edhe si shtesë në gjella.

(Kosova Sot)