6 ushqimet që ndihmojnë në shërimin e urdhjes

  • 07 October 2015 - 20:17
6 ushqimet që ndihmojnë në shërimin e urdhjes

Ekzistojnë lloje të ndryshme të ushqimeve dhe bimëve që kanë efekt pozitiv karshi lëkurës suaj. Shumë prej tyre mund t’i përdorni edhe në shërimin e shumë gjendjeve dhe infeksioneve, e një prej tyre është edhe urdhja

Hudhra me mjaltë

Image

Tash e një kohë të gjatë njihemi me vetitë shëruese të hudhrës dhe të mjaltit. Qëroni tre thelpinj të mëdhenj të hudhrës dhe pasi t’i keni shtypur i bashkoni me 100 gramë mjaltë. Kremin e fituar nga kjo përzierje e vendosni në hapësirat kritike të lëkurës suaj.

Propolisi

Image

Pos propolisit, që njihet për efektin shërues, edhe vaji i propolisit njihet për të njëjtin efekt. Vajin e propolisit e vendosni në hapësirat ku vuani nga urdhja, e pas një periudhe e shpëlani hapësirën. Përdoreni derisa të vërtetoni se jeni shëruar.

Vaji i kungullit

Image

Kungulli njihet si një mbretëreshë e stinës së vjeshtës, por, mos të harrojmë edhe farat e tij, që dhurojnë shumë dobi për shëndetin në përgjithësi. Vajin e kungullit e vendosni mbi lëkurën e infektuar, katër herë në ditë.

Kripa dhe soda e bikarbonit

Image

Përzieni një lugë kripë dhe një lugë sodë bikarboni dhe shtoni një sasi të mjaftueshme me ujë dhe përzieni. Këtë përzierje do të duhej ta vendosnit në lëkurë tri herë në ditë.

Hikërrori

Image

Derdhni dy gota ujë të vluar sipër një lugë miell të hikërrorit. E vloni më pas këtë masë dhe kur të jetë ftohur e vendosni në vendin e infektuar. Përdoreni këtë përzierje dy deri tri herë brenda ditës.

Menta

Image

Derdhni një gotë ujë të vluar, sipër një lugës mentë të freskët, e mbuloni dhe e zieni për 15 minuta. Më pas e hiqni nga pllaka dhe e mbani ashtu të mbuluar edhe për gjysmë ore, e më pas me ndihmën e pambukut apo të peshqirit të pastër e aplikoni në hapësirat ku jeni të infektuar.

(Kosova Sot)