Uji mineral, përbërja e fuqishme që shkrin dhjamin

  • 09 October 2015 - 12:15
Uji mineral, përbërja e fuqishme që shkrin dhjamin

Në muajt e verës ndjejmë mangësitë në trup, ndërsa për zonjat pjesa më e ndjeshme, stomaku, është fajtori që nuk mund të ekspozohet në plazh. Në mënyrë që t’i largojmë shtresat dhjamore, në trup duhet filluar detoksimi me ujë mineral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fakt nuk kemi të bëjmë me ujin e zakonshëm, por me pijen, përbërësit e saj ndikojnë në shkrirjen e shtresave dhjamore.  Ky ujë magjik është përgjegjës për revitalizimin e organizmit në përgjithësi, pasi që forcon sistemin kardiovaskular, përderisa trupi liron helmet e grumbulluara.

Përbërësit:

- 2 litra ujë

- 1 lugë xhenxhefil të qëruar

- 1 trangull

- 1 limon

- 12 gjethe të mentës.

Përgatitja:

Limonin e qëroni në pjesë trangulli, po ashtu e qëroni dhe ia shtoni ujit me limon. Xhenxhefilin së bashku me gjethet e mentës i shtoni në ujin e përgatitur. Përzierjen e lini të qëndrojë gjatë natës dhe të nesërmen filloni me konsumimin e tij. Këtë përzierje e kombinoni me ushqimin e preferuar në mënyrë që të humbni në peshë, sidomos shtresat dhjamore përreth belit. 

(Kosova Sot)