Mposhtja e kollës me bonbone të përgatitura me tre përbërës

  • 09 October 2015 - 15:25
Mposhtja e kollës me bonbone të  përgatitura me tre përbërës

Jeni lodhur me kollën, por edhe me kemikatet që i futni në organizmin tuaj për ta hequr qafe? Përzgjedhja e ilaçeve në barnatore kundër kollës është e madhe. Pos tabletave dhe shurupeve, ekziston edhe një asortiman me bonbone, me shije të ndryshme. Pikërisht ashtu – shije të ndryshme, që janë krijuar me aroma artificiale. Andaj, për këtë arsye, ju prezantojmë bonbonet shtëpiake kundër kollës. Qoftë fjala për të rritur apo për fëmijë, këto bonbone mund ta lehtësojnë punën. Prindërit e kanë problem t’i shtyjmë fëmijët t’i marrin tabletat apo shurupet, por bonbonet asnjë fëmijë nuk i refuzon.  Të përgatiten bonbone të tilla nuk është aspak e vështirë. Si bazë për bonbonet përdoret sheqeri i pjekur, që ka efekt te dhimbjet e fytit dhe kolla, e kjo është vërtetuar me dekada rresht. Pos se kanë shije të këndshme, mundësojnë edhe rezultate pozitive të menjëhershme. Sheqeri i pjekur është vërtetuar se ndikon pozitivisht te kolla dhe dhimbjet e fytit. Të gjithë e dimë se sheqerin artificial duhet shmangur në ushqim, por këtu e kemi fjalën për ilaçin që duhet përdorur vetëm kur kemi nevojë.

Receta për bonbonet vendore kundër kollës

Përbërësit:

    100 gr sheqer

    Gjysmë lugë të vogël xhenxhefil pluhur

    Një lugë lëng limoni

    Përgatitini një kallëp prej silikonit, foli prej aluminit dhe rrëmojëse. 

Mënyra e përgatitjes:

Kallëpin e lyeni me vaj. Sheqerin e vendosni në enë dhe e ngrohni në zjarr të lehtë, duke e përzier pa ndërprerë. Kur sheqeri të jetë tretur i tëri, shtoni lugën e xhenxhefilit dhe atë me lëng limoni. Vazhdoni ta zieni edhe për disa minuta duke e përzier. Masa është e gatshme kur ta vëreni ngjyrën e artë ezmere, më të errët se ngjyra fillestare. Masën e derdhni në kallëp dhe e lini në frigorifer për gjysmë orë.

Konsumimi dhe efekti:

Fëmijët mund të konsumojnë 3-4 bonbone të tillë në ditë. Shumë nëna nuk ju besojnë recetave të mjekësisë popullore, por në praktikë bonbonet e tilla bëjnë mrekullinë pas vetëm 2 apo 3 ditëve.

(Kosova Sot)