Provojeni lëngun nga i cili me orë të tëra nuk do ta ndieni urinë!

  • 10 October 2015 - 12:44
Provojeni lëngun nga i cili me orë të tëra nuk do ta ndieni urinë!

Zgjidhja për ndjenjën e urisë së “rrejshme”, që trupit do t’i ofrojë dozën ditore të vitaminave dhe mineraleve është përzierja në një gotë të vetme, për të cilën ju nevojiten vetëm disa minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

- 1 gotë jogurt grek

- 1 qershi

- 1 pjeshkë

- ¼ e gotës me avokado të copëtuar

- ½ e gotë me boronica të freskëta apo edhe të ngrira

- dy lugë flluska që paraprakisht një orë kanë qëndruar në ujë

- majat e specave pikant.

Përgatitja:

Copëtoni në pjesë qershinë, pjeshkën dhe avokadon. Dy lugët me flluska pasi kanë qëndruar një orë në ujë, i pastroni dhe i vendoni në blender së bashku me pemët dhe jogurtin grek, krejt i përzieni dhe mund t’i ftohni sipas dëshirës tuaj. Sasia që do të fitoni nga kjo përzierje do t’ju mjaftojë për dy zamra, apo do të mjaftojë për kafjall. (Kosova Sot)