Ilaçi natyral për shërimin e hemorroideve

  • 10 October 2015 - 14:41
Ilaçi natyral për shërimin e hemorroideve

Hemorroidet janë sëmundja më e shpeshtë. Në bazë të të dhënave, nga hemorroidet vuajnë 12 për qind e popullatës, e nga ta gjitha sëmundjet e zorrës së trashë rreth 40 për qind. Ngjashëm vuajnë si meshkujt po ashtu edhe femrat. Për shërim ju sugjerojmë ilaçin natyral për hemorroide nga përzierja e patates dhe vajit të ullirit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit e ilaçit natyral

-1 patate;

-1 lugë vaj ulliri.

Përdorimi për shërimin e hemorroideve të jashtme

Pataten e gërryeni dhe e lyeni me vaj ulliri. Ashtu të përgatitur pataten e vendosni në kompresë dhe e vendosni në anus. Kompresën e mbajmë gjithë natën enë mëngjes e largojmë.

Përdorimi për shërimin e hemorroideve të brendshme

Pataten e ndajmë në pjesë. Në një pjesë formojmë shkop. Atë patate më pas e vendosni në vajin e ullirit. Ashtu të përgatitur e shtyjmë në anus dhe e lajmë gjatë natës. Ata do të zbuten dhe gjatë zbrazjes do të dalin përjashta.

Hemorroidet në shtatzëni

Dihet se shtatzënia pos momenteve të bukura shpeshherë sjell edhe probleme të ndryshme, midis tyre edhe hemorroidet. Për ata që nuk e dinë, hemorroidet janë vena të ënjtura në anus dhe shkaktojnë dhimbje, të kruara dhe nganjëherë gjakrrjedhje.  

Hemorroidet në shtatzëni shfaqen për disa arsyeve

-Shkaku i mitrës, e cila bën presion në venën në legen, që shkakton zgjerimin dhe ënjtjen e tyre;

-Kapsllëku, që është i shpeshtë te shtatzënat, përkatësisht mundi gjatë zbrazjes së zorrëve;

-Shtimi i nivelit të hormonit progjesteron, i cili shkakton lëshimin e mureve të venave, që e lehtëson ënjtjen e tyre.  

Shërimi i hemorroideve gjatë shtatzënisë

Banjë e ngrohtë

Kur të keni vërejtur lajmërimin e hemorroideve, menjëherë filloni me veprim. Mbusheni vaskën me ujë ët ngrohtë dhe shtrihuni aty, me gjunjë të tkurrur, në mënyrë që uji më me lehtësi të arrijë deri te hapësira e anusit. Uji i ngrohtë nxit qarkullimin e gjakut. Po ashtu, në ujë mund të shtoni edhe disa qese të kamomilit, sepse tanina, që është një nga përbërësit kryesor të kamomilit, zvogëlon dhimbjet dhe ënjtjet, parandalon gjakderdhjen.

Parandalimi dhe ushqimi

Se a do të vuani nga hemorroidet në shtatzëni, apo jo, thjesht këtë nuk mund ta dini, e nëse i keni nuk do të jetë aspak e këndshme. Mos i lini anash ushtrimet e lehta, shëtitjet, që të jeni në formë dhe ta përmirësoni qarkullimin e gjakut. Ushqimi i pasur me fibra mund t’ju ndihmojë për tretje më të mirë dhe duhet pasur zbrazje të rregullt të zorrëve. 

(Kosova Sot)