Ushqimet që ju bëjnë më mendjemprehtë dhe e luftojnë demencën

  • 13 October 2015 - 17:57
Ushqimet që ju bëjnë më mendjemprehtë dhe e luftojnë demencën

Ndërlidhja e ushqimit me shëndetin e përgjithshëm trupor, e sidomos atë të zemrës, tashmë është një fakt i njohur botërisht, mirëpo së fundmi shkencëtarët kanë bërë të ditur që ushqimi që ne e konsumojnë ka ndikim të madh edhe në funksionimin e organit më të ndërlikuar – trurit

1. Vaj ulliri: Për shëndet të përgjithshëm të trurit 

Vaji i ullirit përbëhet 15 për qind me yndyrë të ngopur si dhe përmban sasi të madhe të acideve yndyrore, që janë shumë të nevojshme për mirëqenien e zemrës dhe trurit. Në fakt, vaji i ullirit ka përdorim të gjerë në ushqimet tona të përditshme, andaj konsumimi i këtij lloji të vajit nuk është i vështirë.

Doza ditore: Tri lugë gjelle vaj ulliri. Gatimi në temperaturë normale nuk ia humb vetitë e shëndetshme vajit të ullirit.

Image

2. Pemët citrike: Për aftësi të perceptimit

Përbërësit e pemëve citrike, si puna e portokallit e grejpfrutit, ndihmojnë në mbrojtjen e pjesë së trurit që është përgjegjëse për perceptim, duke ju mbrojtur nga demenca. Për më tepër, pemët citrike janë të mbushur përplot antioksidues, që, sipas shumë shkencëtarëve, e mbrojnë trurin edhe nga lëndimet e ndryshme.

Doza ditore: Çdo ditë duhet të konsumoni një sasi të caktuar të pemëve citrike, ndërsa sasia e nevojshme është një portokall, gjysmë grejpfruti ose dy mandarina të vogla. Mirëpo, mos konsumoni lëngje të fituara nga këto pemë pasi që lëngjet e tilla zakonisht janë të rrezikshme, për shkak të sheqerit që përmbajnë.

Image

3. Pemët me gëzhojë: Për përqendrim

Pemët me lëvozhgë – arrat, bajamet e lajthitë – janë të mbushur përplot me acide yndyrore omega 3 dhe vitaminë E dhe që të gjitha këto i sjellin përfitime të mëdha trurit tuaj. Për më tepër, e mira është që studimet tregojnë që njerëzit që konsumojnë rregullisht pemë me gëzhojë kanë shumë më pak probleme me peshën sesa ata që nuk konsumojnë.

Doza ditore: Provojeni një përzierje prej 15 gramë arra dhe nga 7.5 gramë lajthi e bajame, pemë këto që janë provuar edhe në testet e bëra nga profesionistët, e që janë dëshmuar të kenë ndikim të madh në shëndetin e trurit, sidomos sa i përket përqendrimit.

Image

4. Peshku: Për nivel më të lartë të inteligjencës

Salmoni nuk është peshku i vetëm i shëndetshëm, kjo pasi që pothuajse të gjitha ushqimet e detit janë të pasura me acide yndyrore omega 3, jod dhe vitaminë D, përbërës këta shumë të rëndësishëm për shëndetin e trurit. Tani hulumtuesit kanë treguar që të gjithë ata që hanë peshk kanë tru më të zhvilluar.

Doza ditore: Konsumimi i një peshku në javë e zvogëlon rrezikun nga Alzheimer-i për të paktën 10 për qind. Andaj, sasia e rekomanduar është të paktën një porcion në javë.

Image

5. Çokollata: Për mendjemprehtësi

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çokollatës është që ky ushqim është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, mirëpo duhet të konsumoni çokollatë të zezë, që nuk është e kombinuar me qumësht, për efekte maksimale.

Doza ditore: Vlerat më të mëdha ushqyese vijnë nga çokollata e parafinuar dhe e mira është që çokollatë e tillë mund të gjendet pothuajse në secilin dyqan. Konsumoni deri në 20-30 gramë çokollatë çdo ditë.

Image

6. Frutat e malit: Për kujtesë më të zhvilluar

Frutat e malit, përfshirë këtu boronicat, mjedrat, dredhëzat dhe manaferrat, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut, duke e rritur kështu qarkullimin e gjakut në tru, gjë kjo që është e lidhur ngushtë me kujtesën tonë dhe në vëmendjen që ua kushtojmë detajeve.

Doza ditore: Konsumoni 60 gramë boronica ose mjedra apo 30 gramë mjedra ose rrush të kuq. Një tjetër alternativë është konsumi i shtatë dredhëzave ose 14 qershive në ditë.

Image

(Kosova Sot)