Ilaçi i gjysheve tona, i shkëlqyeshëm kundër astmës, kollës, bronkitit

  • 13 October 2015 - 18:48
Ilaçi i gjysheve tona, i shkëlqyeshëm kundër astmës, kollës, bronkitit

Shumë njerëz kanë probleme të ndryshme me mushkëritë, e më të shpeshtat janë astma, bronkiti dhe llojet e ndryshme të kollës. Në vijim ju sjellim ilaçin natyral kundër këtyre sëmundjeve.

Përbërësit:

– gjysmë kilogramë qepë të kuqe;

– gjysmë kilogramë sheqer;

– 2 limonë;

– 1,5 litra ujë;

– 7 lugë të mëdha mjaltë.

    Përgatitja:

Sheqerin e ngrohni në metalike, ngrohim gradualisht dhe e përziejmë derisa të marrë ngjyrë kafeje, shtojë qepët e copëtuara imët dhe shtojmë ujin. Krejt zë bashku të zihen ngadalë, derisa të avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lini të ftohet, shtohet lëngu i 2 limonëve të shtrydhur dhe mjalti, përzihen mirë dhe i bashkoni. E lini të qëndrojë për disa momente,e më pas hiqni copëzat e qepës dhe vendosni në kavanoz. Nevojitet të përdorni 1 lugë të madhe para secilës shujtë. Fëmijët të marrin nga një lugë të vogël para secilës shujtë.  

(Kosova Sot)