Gjashtë ushqimet që luftojnë inflamacionet dhe dhjamin në bel

  • 24 November 2015 - 21:50
Gjashtë ushqimet që luftojnë inflamacionet dhe dhjamin në bel

Frutat dhe perimetImage

Të gjitha frutat dhe perimet, falë nutrienteve të veta dhe përbërjes me fibra, ndihmojnë për ta luftuar inflamacionin kronik, kështu që kujdesuni që ushqimet e tilla të janë në tryezën tuaj për çdo ditë.  Disa fruta dhe perime që luftojnë inflamacionet janë mollët, qershitë, brokoli, kërpudhat, papaja, ananasi dhe spinaqi.  

 

Çaji i gjelbërImage

Çaji i gjelbër është pije e jashtëzakonshme për ta holluar belin si dhe për t’i luftuar inflamacionet. Flavonoidet në këtë lloj të çajit kanë përbërës të fortë kundër inflamacioneve. Po ashtu, substanca e quajtur “EGCG”, në çajin e gjelbër, është vërtetuar se ndihmon në reduktimin e dhjamit.

 

Aminoacidet omega 3Image

Studimet kanë treguar se ushqimi me përqindje të lartë të aminoacideve omega 3 dhe me një përqindje të ulët të aminoacideve omega 6 ndërlidhen me luftimin e inflamacioneve. Ushqimet që dhurojnë burime të forta me aminoacide omega 3 janë arrat, farat e lirit dhe peshku.

 

ErëzatImage

Erëza të ndryshme pikante, përfshirë këtu hudhrën, shafranin, kanellën, xhenxhefilin dhe specat pikantë, kanë potencial në luftimin e inflamacioneve, kështu që provoni sa më shpesh t’i aplikoni në ushqimin tuaj ditor.

 

Uji

Image

 

Duke qëndruar të hidratuar është mënyra më esenciale për t’i hedhur jashtë helmet që shkaktojnë inflamacionet në trup. Bëjani si qëllim vetes të pini dy litra ujë në ditë. Po ashtu, nëse ushtroni,atëherë pini më shumë ujë dhe lëngje.

Flluskat

Image

Të pasura me fibra, flluskat ndihmojnë në kontrollimin e përgjigjes ndaj insulinës në trupin tuaj. Përbërja e lartë e tyre me vitamina B, po ashtu ndihmon në reduktimin e hormoneve homocistinë nga trupi, që janë hormone inflamatore.  

(Kosova Sot)