A e dini cila pemë është me shumë vitamina?

  • 24 November 2015 - 23:07
A e dini cila pemë është me shumë vitamina?

Pikërisht kjo bimë konsiderohet si multivitaminë natyrale, shkaku i përbërësve të vet shërues. Ndikon mirë në shumë probleme me shëndetësinë. Kaçja është e pasur me antioksidues, vitamina P, vitamina C, vitamina B1, B2, B12, vitamina A, vitamina K, që e forcojnë organizmin dhe e mbrojnë prej sëmundjeve. Nëse rregullisht pini çaj nga këto kokrra të kuqe, organizmit do t’ia ofroni një sasi të madhe me vitamina e pikërisht kjo mbron nga ftohjet, gripi dhe infeksionet e ndryshme virusale. Çaji nga kaçja, pos shijes, ka edhe përparësi të tjera, është i lirë dhe mbron nga shumë sëmundje. Është ideal për darkat dimërore, por mos e lini anash edhe gjatë gjithë vitit.  

(Kosova Sot)