5 ushqimet më të shëndetshme, të cilat ndikojnë në pjellori

  • 25 November 2015 - 08:24
5 ushqimet më të shëndetshme, të cilat ndikojnë në pjellori

Mënyra e të ushqyerit mund të ndikojë në masë të madhe në pjellorinë. Hapi i parë në sistemin riprodhues të shëndetshëm është ekuilibri i hormoneve. Edhe pse shumë faktorë ndikojnë në mundësinë që ta realizoni ëndrrën për t’u bërë prindër, mënyra e jetesës dhe ushqimi i shëndetshëm janë rregullat më të rëndësishme. Ja cilat nga ushqimet mund ta përmirësojnë shëndetin, e sidomos që ndikojnë në pjellori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Avokado

Kjo pemë përmban shumë yndyra të ngopura, të cilat mund ta shtojnë pjellorinë. Në fakt, një hulumtim i fundit ka treguar se femrat, ushqimi i të cilave ishte i pasur me këto yndyra, tri herë më shumë kishin gjasa për të mbetur shtatzënë, në krahasim me femrat e tjera, të cilat ushqimin e kishin bazuar në burime të tjera.

Farat e lulediellit

Do të ishte mirë që të gjitha femrat, që duan të mbesin shtatzënë, t’ia lejojnë vetes së tyre të kënaqen me këto ushqime të grimcuara. Madje, ekspertët sugjerojnë që t’i konsumoni tri herë brenda javës.Janë të pasura me zink,ndërsa që farat e lulediellit ndihmojnë në ruajtjen e sistemit të ekuilibrit të hormoneve riprodhuese, si dhe ndikojnë në cilësinë e qelizave vezore.

Kanella

Kjo erëz aromatike ka dobitë e saj të shumta që kanë lidhje me pjellorinë te femrat. Kanella ka aftësinë e zvogëlimit të insulinës, ndërsa që me këtërast shton shumë gjasat për një femër, që të mbetet shtatzënë në ditët e saj të pjellorisë.

 Vezët

Vezët mund t’i konsumoni pa problem, por duhet të keni kujdes në mënyrën e përgatitjes. Ekspertët e gjinekologjisë, si dhe mjekë të fushës së përgjithshme të mjekësisë, që merren me pjellorinë, si te femrat po ashtu edhe te meshkujt, sugjerojnë që kurrsesi të mos konsumoni vezë të fërguara. Vezët, sidomos të kuqtë e vezës, janë të pasura me vitamina D dhe B6, që sekretojnë progesteroin, hormonin që luan rol kyç në pjellori.

 Hikërrori

Farat e hikërrorit janë shumë të pasura me materiet, të cilat te gjinia femërore ulin nivelin e insulinës dhe testosteroneve, e me vetë këtë, shtohen në masë të madhe gjasat që në kohën e evolucionit një femër të mbetet shtatzënë. 

(Kosova Sot)