Pastrojeni gjakun me pijet nga panxhari, karota ose hudhra!

  • 25 November 2015 - 08:27
Pastrojeni gjakun me pijet nga panxhari, karota ose hudhra!

Jeni lodhur nga lodhja kronike, qarkullimi i dobët i gjakut? Provoni tri receta të thjeshta, të cilat ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe ju heqin qafe dhimbjet e ndryshme.

Lëngu nga panxhari, patatja e ëmbël dhe karota

Përbërësit: 1 panxhar, 1 patate të ëmbël, 10 karota.

Përzieni të gjithë artikujt. Së pari panxharin, pataten e ëmbël e më pas karotat. Kjo pije mjaft mirë pastron gjakun dhe mëlçinë nga helmet. Panxhari ndihmon në ngritjen e hekurit në gjak. Karotat janë të pasura me vitamina A. Ta konsumoni si kafjall apo gjatë ditës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu nga molla, panxhari, karota, selino dhe spinaqi

Përbërësit: 1 mollë, 1 panxhar, 8 karota,  2 shkopinj selino, 3 gota spinaq.

Përzieni të gjithë përbërësit dhe i konsumoni para kafjallit. Kjo pije me multivitamina pastron organizmin, ju furnizon me hekur, fibra dhe minerale.   

Tinktura nga hudhra dhe vera e zezë

Përbërësit: 12 thelb të hudhrës, ½ litër verë të zezë.

Pastroni hudhrën, e ndani në ¼ dhe vëreni në kavanoz. Shtoni gjysmë litër verë të zezë dhe e mbyllni mirë. E mbani në diell për rreth dy javë. Çdo ditë ta përzieni. Pas dy javësh, e vendosni në një shishe prej qelqi.  Konsumoni nga 1 lugë, 3 herë në ditë.

(Kosova Sot)