Dieta me oriz - për tri javë shtatë kilogramë më pak

  • 25 November 2015 - 12:27
Dieta me oriz - për tri javë shtatë kilogramë më pak

Dieta origjinale me oriz është krijuar në vitin 1939. Qëllimi i saj asokohe ishte në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, rregullimin e sheqerit dhe përmirësimin e pacienteve me sëmundje të veshkave. Ja njëra nga variantet e dietës që për 3 javë largon 7-10 kilogramë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Plani i ushqimit:

Kafjalli çdo ditë është i njëjtë: 1 gotë oriz të gatuar në ujë, pa kripë dhe sheqer. Gjatë dietës gatuani oriz integral, për zamër hani pemë.

Dreka për 7 ditët e para: 1 gotë oriz, 1 gotë fasule apo bizele, 1 pjesë bukë integrale. Përdorni më shumë erëza më pak kripë. Zamra: Pemë

Darka për 7 ditët e para: çdo dit 1 gotë oriz dhe 150 gr mish pa yndyrë (mish pule apo gjoks gjeldeti, peshk). Mishin mos e kriposni, e lagni me pak lëng limoni. Mund të hani pjesë të bukës integrale.

Dreka për 7 ditët tjera: 1 gotë oriz, një pjesë bukë integrale.

Darka për 7 ditët tjera: 1 gotë oriz, një pjesë bukë integrale.

Java e tretë: Ushqehuni sipas planit nga java e parë duke shtuar një zamër me qumësht midis drekës dhe darkës (200 ml qumësht ose jogurtë të vogël me pemë).

(Kosova Sot)