Çokollata e shëndetshme, së shpejti në formë të tabletave

  • 25 November 2015 - 19:37
Çokollata e shëndetshme, së shpejti në formë të tabletave

Tabletat tashmë janë miratuar nga qeveritë shëndetësore në Evropë, të cilat kanë thënë se mund ta mbrojnë shëndetin e zemrës. Shumë shpejt kështu do të vijë deri te mënyra e re e konsumimit të çokollatës, e cila do të bëhet e shëndetshme, pa kalori dhe në formën e tabletave. Ekstrakti i kakaos, flavanoli, sipas shumë hulumtimeve shkencore, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon shëndetin e zemrës. Mu për këtë arsye, prodhuesi i ëmbëlsirave dëshiron ta plotësojë prodhimin e ushqimeve shtesë, që përfshijnë flavonolet. Tabletat tashmë kanë marrë dritën e gjelbër në Evropë, pasi që thuhet se mundësojnë ruajtjen e shëndetit të zemrës. Tabletat do të mundësonin sasi të madhe të flanoleve, pa kalori shtesë, që është shkasi kryesor që çokollatat gjendet në listën e ushqimeve të dëmshme.

(Kosova Sot)