Ushqimet, të cilat jua shpëtojnë zemrën

  • 26 November 2015 - 08:14
Ushqimet, të cilat jua shpëtojnë zemrën

Me konsumimin e ushqimeve të ndryshme shpeshherë bëjmë që ta dëmtojnë organin më vital dhe më të rëndësishëm të jetës, zemrën. Në vijim ju sjellim disa artikuj ushqimorë, me ndihmën e të cilëve do t’ia dilni ta ruani jo vetëm zemrën, por shëndetin tuaj në përgjithësi.

Barishtet e freskëta

Barishtet e freskëta bëjnë që ushqimet e tjera të jenë të shëndetshme për zemër, pasi që zëvendësojnë kripën, sheqerin dhe yndyrën. Këto ushqime, bashkë me bajamet, frutat e malit dhe kafenë mund të jenë pjesë e planit për ushqim të shëndetshëm.

Fakt: Rozmarina, sherbela, rigoni dhe trumza përmbajnë antioksidues, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Vera e kuqe

Nëse jeni konsumues të alkoolit, atëherë pak verë e kuqe mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme. Antioksiduesit, të cilët gjenden në verën e kuqe, mbrojnë muret e arteries. Alkooli ndikon në rritjen e nivelit të HDL-së, kolesteroli i ‘dobishëm’.

Këshillë: Mos e teproni me konsumimin e verës: jo më tepër se një gotë në ditë për femrat, dhe jo me tepër se dy gota në ditë për meshkujt. Alkooli mund të shkaktojë probleme tek personat, të cilët konsumojnë aspirinë ose ilaçe të ngjashme. Alkooli i tepërt i bën dëm zemrës.

 Salmoni

Njëri ndër ushqimet më të shëndetshme për zemër është i pasur me omega 3 dhe DHA. Shumica e acideve yndyrore omega 3 zvogëlojnë rrezikun e çrregullimit të ritmit të rrahjeve të zemrës. Asociacioni Amerikan i Zemrës rekomandon të konsumohen të paktën dy porcione peshk salmon në javë.

Këshillë: Shërbejeni peshkun salmon me barishte dhe perime.

Arrat

Një grusht arra në ditë zvogëlon kolesterolin dhe pezmatimet në arteriet e zemrës. Arrat janë shumë të pasura me omega 3 dhe fibra. Përftimet më të mëdha nga arrat mund t’i merrni atëherë kur braktisni konsumimin e yndyrave të dëmshme, që gjenden në çipsa apo ushqimet e tjera të fabrikuara.

Këshillë: Vaji i arrës përmban gjithashtu omega 3, andaj provoni përdorimin e këtij vaji në sallatë.

Bajamet

Bajamet shkojnë mirë me perime, peshq, pulë dhe desert. Bajamet ndihmojnë në uljen e nivelit të kolestorolit të dëmshëm, andaj konsumoni sa më tepër bajame.

Këshillë: Konsumoni bajame të shtypura, qoftë thatë ose për të krijuar ndonjë ëmbëlsirë.

Portokalli

Portokalli përmban fibra që luftojnë kolesterolin, gjithashtu përmban edhe kalium, i cili ndihmon në kontrollimin e shtypjes së gjakut. Hulumtimet tregojnë që portokalli përmirëson punën e enëve të gjakut, si dhe zvogëlon shtypjen e gjakut.

Fakt: Një portokall mesatar përmban 62 kalori dhe 3 gramë fibra. 

(Kosova Sot)