Ushqimi i preferuar zbulon çfarë i mungon organizmit tuaj

  • 26 November 2015 - 08:24
Ushqimi i preferuar zbulon çfarë i mungon organizmit tuaj

A jeni person i cili nuk mund ta imagjinojë pasditen dhe mbrëmjen pa diçka të ëmbël? Hulumtimet e fundit tregojnë se shijet që pëlqejmë flasin shumë për ne.

Ushqimet e erëzuara

Nëse vështirë qetësoheni dhe shpesh jeni të tensionuar, është e mundur që organizmi juaj ka nevojë për ushqim të erëzuar për t’u djersitur mirë. Disa hulumtime tregojnë se mund të vareni nga ushqimet e erëzuara, e një ushqim i tillë rrit shtypjen e gjakut, shpejton të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Dashuria ndaj të ëmblës  

Me çokollatën dhe ëmbëlsirat tjera kemi dëshirë sepse na bën të ndihemi mirë. Në fakt, çokollata nxit sekretimin e serotoninës – hormonit përgjegjës për disponim. Ëmbëlsirat kanë rol e antidepresantit, i cili shpejtë reagon, por ky efekt shpejtë zhduket dhe kërkohet dozë tjetër.

(Kosova Sot)