Susami ndalon dhimbjet e dhëmbit dhe shëron zbokthin

  • 26 November 2015 - 10:13
Susami ndalon dhimbjet e dhëmbit dhe shëron zbokthin

Susami ‘Sesamum indicum’, ushqimi i preferuar i popullit oriental dhe atyre afrikanoverior, tash e një kohë ka arritur edhe te ne dhe përdoret në shumë mënyra. Për shumicën e ushqimeve paraqet njërin ndër përbërësit kryesor. Për ndikimin e tij shërues kundër tullacërisë, zbokthit, dhimbjes së dhëmbit, ushtimës së veshëve, çrregullimit në gjidhënie dinin edhe egjiptianët e vjetër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vaji i susamit përdoret tash e 5.000 vjet, e është parandalim i mirë kundër trombozës dhe kapsllëkut, pakëson dhimbjet te artriti reumatoid e po ashtu sanon aknet. Vaji i susamit përdoret për zierje, përgatitje të sallatave dhe prodhimin e margarinës.

Farat e susamit përmbajnë përqendrimin më të madh të fitosterolit, përbërës ky i cili redukton nivelin e kolesterolit të keq në gjak, përmirëson sistemin imun si dhe parandalon shfaqen e disa llojeve të kancerit. Farat e susamit paraqesin shtesën më të dobishme në ushqim përderisa vaji i tij është aq i dobishëm sa që zëvendëson vajin e ullirit.

(Kosova Sot)