Mjalti, xhenxhefili dhe limoni-melhemi më i mirë për fyt

  • 26 November 2015 - 14:00
Mjalti, xhenxhefili dhe limoni-melhemi më i mirë për fyt

Ajri i ftohtë, ftohjet, infeksionet e ndryshme bakteriale dhe virusale, teprimi me pije të gazuara me akull, këndimi i zëshëm, mund të ndikojnë që fyti juaj të jetë i ndjeshëm dhe i dhimbshëm. Pasi që problemet me fytit janë të kamotshme, ekzistojnë edhe disa melheme tradicionale dhe këshilla që mund të zbutin dhimbjet.

Forcojeni imunitetin!

Rezistenca e organizmit mund të forcohet me vitamina, bimë shëruese, dhe përmes ushqimit të shëndetshëm. Kombinoni ushqimet që përmbajnë vitamina C dhe E, mineraletzink dhe magnez, e po ashtu konsumoni dhe xhenxhefil. Porsa ta ndjeni dhimbjen në fyt, si masë parandaluese mund të hani edhe disa thelpinj të hudhrës, antibiotikut natyral, i cili shkatërron viruset, bakteret, e madje dhe kërpudhat.

Limonada e gjyshes

Në 250 ml ujë përzieni edhe dy lugë mjaltë dhe vloni mirë, por kujdes të mos digjen. E largoni nga zjarri dhe i shtoni dy lugë lëng limoni të freskët.

Çaj nga gjethet e mjedrës

Një lugë me gjethe të thara të mjedrës i përzieni me 200 ml ujë të vluar. Pas dhjetë minutash, kur të jetë ftohur, e shpëlani fytin. Fyti i pezmatuar në të cilin shihen skuqjet nuk duhet trajtuar me pije të nxehta.

Kombinimi shërues

Qërojeni xhenxhefilin dhe e preni në copëza të vogla. Limonin e pastroni mirë dhe e lini të qëndrojë rreth një orë në ujë të ftohtë, në të cilin është tretur një lugë sodë bikarboni. E preni më pas në pjesë të vogla dhe së bashku me xhenxhefilin e vendosni në kavanoz. Shtoni mjaltë dhe e lini të qëndrojë gjatë natës në temperaturën e dhomës, e të nesërmen e vendosni në frigorifer. Çdo mëngjes merrni nga një lugë. Te ftohjet sugjerohet një dozë e dyfishtë.

Rrepa

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtojeni një lugë rrepë të copëtuar dhe një lugë mjaltë. Përzieni mirë dhe e pini ngadalë.

 Propolisi

Ky është një antibiotik natyral, i cili është shumë i suksesshëm në luftën kundër dhimbjeve të fytit. Mjafton që disa pika të vendosen në sheqer apo një lugë mjaltë dhe ta konsumoni kur të lajmërohen shenjat e para të dhimbjes së fytit.

Qumësht me kanellë

Përzieni një lugë sheqer, gjysmë luge sodë bikarboni dhe po aq kanellë dhe gjithçka shtoni në 250 ml qumësht. I përzieni mirë dhe i vendosni në zjarr të lehtë. Le të zihen duke i përzier rregullisht. Shtojani një lugë mjaltë dhe e pini derisa është i ngrohtë.

(Kosova Sot)