Ilaçet natyrale kundër infeksioneve të sinuseve

  • 26 November 2015 - 19:25
Ilaçet natyrale kundër infeksioneve të sinuseve

Dhimbja dhe ënjtjet që shkaktohen si pasojë e infeksioneve të sinuseve nuk janë aspak të këndshme, përkundrazi, janë dhimbje tmerruese. Nëse edhe ju keni telashe dhe dhimbje si pasojë e infeksioneve të sinuseve, ju sjellim disa ilaçe natyrale. Shkaktarët kryesorë të infeksionit kronik të sinuseve janë: përdorimi i tepërt i prodhimeve të qumështit, alergjitë, tymi i duhanit ose poleni, infeksioni i mishit të dhëmbëve apo dhëmbëve, infeksionet me kërpudha, ftohjet dhe gripi.

Ilaçet nga natyra

Ushqimi: Është shumë me rëndësi që gjatë infeksionit të kini kujdes me ushqimin, dhe kryesisht të bazohet në drithëra,bishtajore, supë me perime. Shmangeni çajin, vezët, çokollatat.  

Bimët: Ndihmë ju dhuron sidomos rrika, specat pikantë, qepa dhe dhurua. Ekziston edhe ilaçi për të cilin theksojnë se ndikon shumë. Krejt çfarë ju nevojitet është të hani një lugë rrikë të bluar të përzier me lëng limoni. 

Uthulla e mollës: Në simptomat e para të infeksionit përzieni 1-2 lugës uthull të mollës në 1,5 dl ujë, shtojini mjaltë dhe e pini tri herë në ditë, për pesë ditë rresht.

(Kosova Sot)