Bananet pakësojnë rrezikun për të pësuar sulm në tru

  • 27 November 2015 - 08:14
Bananet pakësojnë rrezikun për të pësuar sulm në tru

Konsumimi i bananeve mund ta ulë rrezikun për të pësuar sulm në tru te femrat pas menopauzës, thonë shkencëtarët. Ushqimet e pasura me kalium sipas zbulimit mund ta ulin këtë rrezik për një të katërtën. Me këtë rast, ekspertët kanë hulumtuar 90.137 femra, pas menopauzës, nga mosha 50 deri 79 vjeçe, për një periudhë kohore prej 11 vitesh. Ata kishin shikuar se çfarë sasie të kaliumit ato kishin konsumuar apo nëse kishin pësuar sulm në tru ose kishin vdekur gjatë studimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pjesëmarrësit në fillim të studimin nuk kishin pësuar sulm në tru, përderisa shkalla a kaliumit që kishin marrë brenda një dite ishte 2.611 miligramë në ditë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 3510 miligramë për femra.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në “American Heart Association Journal Report”, dhe ishin bazuar në kaliumin e marrë prej ushqimeve, jo prej suplementeve. Një banane e madhësisë mesatare përmban rreth 430 miligramë kalium. Femrat që kishin ngrënë më shumë ushqime të pasura me kalium, për 12 për qind ishin më pak të rrezikuara se do të pësonin sulm në tru.

(Kosova Sot)