Receta më e mirë për shurup shtëpiak kundër kollës

  • 27 November 2015 - 11:23
Receta më e mirë për shurup shtëpiak kundër kollës

Ilaçet, të cilat ju vetë mund t’i përgatisni, në të shumtën e rasteve janë ilaçe shumë më cilësore, në krahasim me ato që mund t’i gjeni nëpër barnatore. Ilaçi natyral, për të cilin në vijim ju sjellim recetën, është një lloj i shurupit, i cili në mënyrë shumë efikase ia del ta shërojë ftohjen dhe kollën, në një afat shumë të shkurtë kohor, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

- 10 gjethe të mëdha të dafinës;

- 5 - 6 gjethe të sherbelës;

- 200 g sheqer;

- 2 dl ujë.

Mënyra e përgatitjes së shurupit:

Në një zjarr të lehtë e përzieni sheqerin derisa të shkrihet dhe të shndërrohet në ngjyrën karamele të artë, ezmere të butë. Në enën me sheqer më pas shtojeni ujin dhe vazhdoni ta përzieni derisa sheqeri karamele të shkrihet në ujë. Krejt në fund shtoni edhe gjethet e dafinës dhe të sherbelës dhe të gjitha së bashku i zieni edhe për së paku dhjetë minuta, në një zjarr mesatar. Masën më pas e mbuloni me një kapak dhe e lini të ftohet, e më pas e vendosni nëpër shishe dhe mund ta përdorni. 

(Kosova Sot)