Me hudhër dhe limon kundër sulmit në zemër dhe në tru

  • 27 November 2015 - 20:25
Me hudhër dhe limon kundër sulmit në zemër dhe në tru

Në mënyrë që t’i parandaloni sëmundjet e zemrës, arteriosklerozën dhe sulmin në tru, në popull qarkullon një recetë shumë e dobishme.  Nga përbërësit ju nevojiten 30 kokë të pastruara të hudhrës, si dhe 5 limonë të paqëruar, dhe të prerë imët. Limonët duhet pastruar mirë. Gjithçka të imtësoni në blender, shtohet një litër ujë dhe e lini që të zihet. Masën e lini të vlojë vetëm njëherë. Më pas e hidhni në shishe dhe e ruani në hapësira të ftohta. Ta pini nga një gotë në ditë, por, sipas dëshirës, mund ta pini nga një gotë para secilës shujtë kryesore. Në bazë të asaj që premton kjo recetë, si dhe nga ata që e kanë provuar, pas vetëm tri javë të konsumimit të ilaçit, vërehet një përtëritje në të gjitha pjesët e trupit. Arteriet e bllokuara dhe disa simptoma përcjellëse të sëmundjeve të zemrës gradualisht tërhiqen pas terapisë, e cila zgjat tri javë, nevojitet që të bëni një pauzë prej tetë ditësh, e më pas e filloni terapinë tjetër, që po ashtu zgjat tri javë. Vetëm kështu mund të arrini rezultatin e pritur shëndetësor. Kjo terapi e lehtë dhe e lirë mund të përsëritet çdo vit.

(Kosova Sot)