Preparatet natyrale kundër ftohjes dhe gripit

  • 27 November 2015 - 22:39
Preparatet natyrale kundër ftohjes dhe gripit

Shumë njerëz tashmë kanë filluar të teshtijnë dhe kolliten. I shihni kudo, në stacione, nëpër autobusë... Kundër viruseve antibiotikët nuk veprojnë, por ilaçet e përgatitura në kuzhinën tuaj munden që për një periudhë të shkurtë kohore të veprojnë, e simptomat të janë më të butë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çaji i ngrohtë nga portokalli dhe xhenxhefili

Image

Përbërësit: 1 portokall, ½ e lugës mjaltë, ¼ e lugës xhenxhefil, 1 gotë ujë të ngrohtë.

Përgatitja: Shtrydhni lëngun e portokallit në një gotë me ujë të ngrohtë, më pas e shtoni xhenxhefilin dhe mjaltin sipas shijes. Kjo përzierje lehtëson dhimbjet në fyt. E pini të ngrohtë, jo të nxehtë.

Çaj nga hudhra

Image

Përbërësit: 3 thelb të hudhrës, 2 gota ujë të ngrohtë, ½ e lugës mjaltë, pak spec të bluar pikant, lëng limoni sipas dëshirës.

Përgatitja: Qëroni hudhrën, e copëtoni imët dhe e hidhni në enë, të cilën e keni mbushur me 2 gota ujë të ngrohtë. E lini të qëndrojë për 10-15 minuta. Më pas e procedoni dhe e lini të ftohet. Shtoni mjaltin, specat pikant dhe limonin sipas shijes. E ngrohni pak nëse është ftohur dhe e pini.

Shurupi natyral kundër kollës

Image

Përbërësit: mjaltë, një qepë.

Përgatitja: Pastroni dhe e qëroni qepën, e më pas rriskat e qepës i radhisni nëpër tepsi, e në secilën shtresë vendosni nga pak mjaltë. Bëjeni këtë derisa lyeni secilën pjesë të qepës. E mbuloni tepsinë dhe e lini të qëndrojë për 15 orë. Më pas e hapni tepsinë, do të fitoni rreth një gotë shurup natyra; e përdorni kundër kollës dhe ftohjes.

Shurupi nga kanella dhe karafili

Image

 

Përbërësit: 1 pjesë rrënjë të freskët xhenxhefili, 3 shkopinj karafil, 1 lugë kanellë të bluar, 1 lugë piper, 2 gota ujë, 1 gotë sheqer koksi.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në tigan dhe ngrohni në zjarr të lehtë derisa të vlojë, duke përzier që sheqeri të tretet. Pakësoni temperaturën për 245 minuta dhe më pas do të keni ilaçin. E lini të ftohet, minimum një orë dhe mund ta përdorni.

(Kosova Sot)