Vaji i ullirit kundër të thatit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

  • 28 November 2015 - 09:02
Vaji i ullirit kundër të thatit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

Kur të blini vajin e ullirit, detyrimisht shikoni në etiketë nëse shkruan “extra vergine”, sepse kjo garanton se vaji është vaj i freskët, i shtrydhur nga ullinjtë dhe nuk posedon kurrfarë aditivi kimik.

Një lugë vaj ulliri para kafjallit zbut lukthin dhe parandalon lajmërimin e të thatit, derisa shpëlarja e gojës herët në mëngjes parandalon sëmundjet e ndryshme që mund ta prekin mishin e dhëmbëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Po ashtu, vaji i ullirit rregullon krijimin e kolesterolit dhe mbron zemrën, derisa përqendrimi i lartë i vitaminave E mbron organizmin prej radikalëve të lirë. Kjo nuk është e tëra.

Studiuesit grekë pohojnë se përdorimi i vajit të ullirit në ushqim është eliksir i bukurisë, shëndetit dhe jetëgjatësisë.

(Kosova Sot)