Kompresa me mjaltë shëron kollën brenda natës

  • 28 November 2015 - 09:06
Kompresa me mjaltë shëron kollën brenda natës

Qëllimi i shërimit të këtij lloji të kollës është mënyra natyrale, e cila që nga moti përdoret për shërimin e traktit respirator. Mjalti posedon aktivitet të madh biologjik dhe me ndihmën e kompresave mund ta hidhni gëlbazin, që përcillet me sulme të forta të kollitjes. Kompresa është preparati shkëlqyeshëm, sepse eliminon kollën e fortë. Sugjerohet për fëmijë, por edhe për të rritur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kompresa me mjaltë – receta dhe përbërësit:

Mjaltë

Miell

Vaj bimor

Fashë

Trakë ngjitëse.

Përgatitja:

Përzieni miellin me një sasi të vogël të mjaltit, kështu që do të fitoni një masë, e cila nuk guxon të ngjitet për dorë. Shtoni pak vaj bimor dhe përsëri e futni kompresën në miell. Masën e vendosni në salvetë dhe e ngjitni për kompresë. Kini vëmendje që kompresa të mos vendoset mbi zemër, mund ta vendosni edhe në shpinë, apo siç është shfaqur në foto. E lini kompresën në trupin e fëmijës për 2-3 orë, më së miri kur të flejë, të rriturit ta mbajnë gjithë natën. Do të djersiteni pa masë. Kompresat e tilla kanë efekt të madh mbrojtës kundër inflamacioneve. 

(Kosova Sot)