Perimet më të mira që pastrojnë organizmin tuaj prej helmeve

  • 28 November 2015 - 12:20
Perimet më të mira që pastrojnë organizmin tuaj prej helmeve

Mënyra e dëmshme e të ushqyerit ndikon keq në aftësinë e organizmit për të hequr qafe helmet. Ekzistojnë shumë artikuj ushqimorë që ndihmojnë në detoksim, e ne ju prezantojmë pesë prej këtyre lloje të perimeve, që largojnë materiet e dëmshme të cilat grumbullohen në trup.

Artiçoku

Kjo perime përmban shumë silmarinë, antioksidues ky i cili ndihmon mëlçinë në përpunimin e materieve të dëmshme. Artiçokun mund ta konsumoni të zier me përzierjen e vajit të ullirit, me kripë deti, piper, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Panxhari

Pos përbërësve të shumtë që posedon, kjo perime përmban shumë hekur dhe zink. Panxhari i shijshëm i ndihmon organizmit të largojë helmet, e që mund ta konsumoni të përgatitur në zjarr dhe t’ia shtoni sallatës.

Brokoli

Kjo perime e gjelbër bën çudinë për organizmin tuaj, e sidomos është efektiv kur bëhet fjalë për pastrimin e organizmit nga helmet. Përzgjidhni mënyrën e preferuar të përgatitjes dhe kënaquni me shujtën e shijshme.

Lakra e Brukselit

Për disa persona kjo nuk është në majën listës së ushqimit, por lakra e Brukselit është shumë e shëndetshme. Këto lakra të vogla mund t’i përgatisni në disa mënyra dhe t’i seroni si shujtë e shëndetshme.

 Rukola

Kjo perime është ideale në pastrimin e organizmit nga helmet. Në mënyrë efikase largon helmet nga organizmi, por mund të konsumohen edhe të freskëta.  Rukolën mund ta shtoni në sallatë dhe në specialitetet e preferuara, por edhe mund ta vendosni mbi picë. 

(Kosova Sot)